Kryeministri i shqipërisë Edi Rama, Petrit Halilaj dhe Anri Sala do të jenë pjesëmarrës në ekspozitën artistike në Venecia të Italisë.
Edi Rama është ftuar nga kuratorja Christine Macel për ekspozitën “Viva Arte Viva” (Jetë të gjatë artit). Pertit Halilaj është duke marrë pjesë për herë të parë në Bienalen e Artit në Venecia, ndërsa Anri Sala ka marrë pjesë edhe më herët në këtë ekspozitë ku në vitin 2001 ka marrë edhe çmimin Artisti i Ri më i Mirë i Bienales.
Në këtë ekspozitë janë ftuar 100 artistë me veprat e tyre, ku në këtë shifër do të jenë edhe tre shqiptar.Petriti gjithashtu është kosovari i parë që do të marrë pjesë në Bienalen e Artit në Venecia të Italisë.
“Viva Arte Viva ” është një thirrje, një shprehje e pasionit për artin dhe gjendjen e artistit. Kjo ekspozitë gjithhashtu është një bienale e konceptuar me artistët, nga artistët dhe për artistët. Ajo merret me format që ata propozojnë, pyetjet që ata ngrenë, praktikat që ata zhvillojnë dhe format e jetës që ata zgjedhin. /gazetametro.net