Loading…

Tre viktima nga reshjet në Shqipëri

  • 08/11/2016 | 18:00

Tre viktima nga reshjet në Shqipëri

Moti i keq dhe reshjet e shumta atmosferike që kanë goditur Shqipërinë gjatë ditës së martë, kanë shkaktuar vdekjen e tre personave.

Siç raporton Top Channel, rasti i parë është shënuar në bashkinë e Klosit, ku 42 vjeçari i identifikuar si Xhevahir Ndoi është rrëmbyer nga uji derisa ishte në makinën e tij.

Viktima e dytë u shënua në fshatin Sukë të Këlcyrës pasi një burrë rreth moshës 50 vjeçare ishte rrëzuar nga çatia e shtëpisë së tij për shkak të erërave të forta.

Ndërkaq rreth mesditës komisariati i policisë në Kamëz ka bërë të ditur se ka gjetur një trup të pajetë buzë lumit të Tiranës. Viktima, mashkull rreth moshës 50 vjeç, dyshohet të jetë rëmbyer nga vërshimet e ujit pas reshjeve të dendura.

Gazeta Metro gjatë ditës ka raportuar për vërshimet nga reshjet e shiut të cilat kanë shkaktuar viktima në njerëz, dëme të shumta materiale si dhe bllokime të rrugëve të ndryshme në Shqipëri.

Më poshtë ju sjellim fotografi nga gjendja e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. /gazetametro.net

tirana1

tirana2

tirana3

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë