Loading…
Tregimi rrënqethës i serbit që ka parë terrorin me sy në Zelandë të Re
  • 15/03/2019 | 17:31

Tregimi rrënqethës i serbit që ka parë terrorin me sy në Zelandë të Re

Qytetari i Zelandës së Re, me prejardhje serbe, Dragan Dujakovic, i cili ka 11 vjet që po jeton atje, ka thënë se asnjëhere nuk kishte menduar se një gjë e tillë do të ndodhë në këtë vend, tranmseton Gazeta Metro.


Shkollat u mbyllën deri në shtatë orë kohë lokale dhe nxënësve nuk u është lejuar të largohen nga klasat. Gjithashtu, qendra e qytetit u mbyll për trafik, dyqanet dhe qendrat tregtare gjithashtu janë mbyllur. Gjithashtu thuhet se ushtria në Christchurch dërgoi përforcime, pasi vetë qyteti ka vetëm 1.000 policë.

“Njerëzit janë ende të frikësuar. Ajo që pashë mund të barazohet me disa nga situatat e luftës civile që kemi kaluar”, ka shtuar Dujakovic, i cili jeton pranë Linëood ku ndodhi njëri nga sulmet. Ai shton se një spital me 12 dhoma operacioni është duke punuar pa ndërprerje, duke deklaruar se ai kurrë nuk ka parë aq shumë policë dhe ambulanca.

“Ky është “fundi i pafajësisë” për Zelandën e Re, pasi askush nuk ka pritur ndonjëherë se diçka e tillë do të ndodhë këtu dhe të gjithë këtu vijnë për të jetuar një jetë normale. Policët nuk mbajnë as armë me vete”, ka thënë Dujakovic.

Ai thekson se Brenton Tarant (28) u arrestua pranë një shkolle të lartë në qendër të qytetit.

“Këto ishin skenat e kaosit, u përpoqa ta thërrisja vajzën time, ajo vetëm më pëshpëriti dhe më tregoi se të gjithë ishin nën tavolina dhe nuk duhet të lëviznin”, tha Dujakovic.

Policia e Zelandës së Re thotë se 49 vetë u vranë dhe 20 u plagosën në një shkëmbim zjarri në dy xhami./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë