Loading…

Tregtia e Kinës për 2016, rënia e madhe e eksporteve

  • 13/01/2017 | 13:20

Tregtia e Kinës për 2016, rënia e madhe e eksporteve

Tregtia kineze ka patur një performancë negative për të dytin vit radhazi në 2016, me dërgesat që kanë rënë për shkak të kërkesës globale dhe shqetësimeve për një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara, gjë që po prish perspektivën edhe për 2017.


Pas një jave, liderët kinezë do të shohin nëse Donald Trump do të vazhdojë ta quajë Pekinin një manipulues të valutës dhe të fillojë vendosjen e tarifave për mallrat kinezë. Edhe nëse administrata e Trump nuk ndërmerr veprim të menjëhershëm, përkeqësimi i perspektivës për tregtinë dhe lidhjet politike do të dëmtojnë besimin e eksportuesve dhe investitorëve.

Eksportet e ekonomisë së dytë më të madhe në botë për 2016 ranë me 7.7 për qind ndërsa importet me 5.5 për qind. Rënia në eksporte erdhi për të dytin vit radhazi (2015-16) dhe duke treguar performancën më të keqe që prej 2009-ës.

Agjencia doganore deklaron se edhe për këtë vit, tregtia nuk ka një perspektivë të mirë, veçanërisht nëse Trump dhe ndryshime të tjera politike limitojnë eksportet e Kinës prej masave proteksioniste.

Tendenca e anti-globalizimit po bëhet gjithnjë e më evidente dhe Kina mund të jetë viktima kryesore. Sipas të dhënave në SHBA, suficiti tregtar i Kinës me Amerikën qëndroi në 366 miliardë dollarë në 2015.

Një suficit tregtar i vazhdueshëm prej më shumë se 20 miliardë dollarë kundër Shteteve të Bashkuara është një prej 3 kritereve të përdorura nga Thesari amerikan për të përcaktuar nëse një vend është manipulues valute.

Në të dhënat e veta, Kina mund të tregojë se suficiti ka rënë në 250.79 miliardë dollarë në 2016 nga 260.91 miliardë në 2015, por kjo mund të mos tërheqë vëmendje në Uashington.

Për muajin Dhjetor, eksportet ranë me 6.1 për qind me bazë vjetore, ndërsa importet thyen projeksionet duke u rritur me 3.1 për qind prej kërkesës së fortë për lëndë të para. Për Dhjetorin, Kina raportoi një suficit tregtar prej 40.81 miliardë dollarë, nga 44.61 miliardë që ishte në Nëntor.

Kina ka importuar sasi rekord të naftës bruto, hekurit, bakrit dhe sojës në 2016. Dobësia e vazhdueshme në eksporte ka bërë që Qeveria të mbështetet në shpenzime më të larta dhe huadhënie në nivel rekord për të nxitur ekonominë, duke shtuar shqetësimet për nivelet e borxhit në korporata.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë