Loading…

Tregtia Kosovë Shqipëri vijon të jetë në ngërç

  • 07/11/2019 | 17:40

Tregtia Kosovë Shqipëri vijon të jetë në ngërç

Marrëdhëniet tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës vijojnë që të përballen me pengesa. Pavarësisht 50 marrëveshjeve të bëra zv.ministrja e Financave Belinda Ikonomi pranoi se ka ende shumë hapësirë për të rritur shkëmbimet tregtare. Sipas numrit 2 ministrisë së financave tashmë po diskutohet për zerimin e tarifës Roaming dhe heqjen e Certifikatave fitosanitare.

Tregtia midis Kosovës dhe Shqipërisë vijon që të jetë në ngërç. Zv.ministrja e Financave Belinda Ikonomi pranoi se pavarësisht se janë nënshkruar 50 marrëveshje ka ende hapësira për të përmirësuar situatën. Sipas Ikonomit tashmë po pritet që të miratohet qeveria e re në Kosovë për të vijuar diskutimet.

Ikonomi: Kemi angazhimin për implementimin e plotë të marrëveshjeve, por në vijim kemi nevojë ende për të bashkëpunuar dhe identifikuar problematika të tjera, për të bërë marrëveshje të tjera bashkëpunimi.

Ikonomi bëri me dije se tashmë po diskutohet për arritjen e disa lehtësira për tregtinë midis dy vendeve

Ikonomi: Është bërë nga 16 maji njohja reciproke e patentave. Nga 1 janari në fushën e bujqësisë ka filluar implementimi për njohjen e 42 certifikatave fitosanitare dhe veterinare.

Volumi i shkëmbimeve tregtare gjatë 2018 ka arritur , në vlerën (295 mln EUR) përfaqëson 3.8% të volumit tregtar të Shqipërisë, ndërkohë që norma mesatare e rritjes së shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve për këtë 5-vjeçar vlerësohet në 11%.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë