Loading…

Tregtia mes Shqipërisë dhe Kosovës në nivelin më të ulët 

  • 04/07/2019 | 08:27

Tregtia mes Shqipërisë dhe Kosovës në nivelin më të ulët 

Tregtia mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është në nivelet e duhura, duke pasur parasysh potencialet dhe lidhjen e fortë mes dy shteteve.


Shkëmbimet mes dy shteteve janë të ulëta, ndërkohë që janë një sërë pengesash administrative, që nga skanimi i kamionëve në Morin, e deri tek problemet jo tarifore që lidhen me njohjen e certifikatave fitosanitare, shkruan KD.

Për të eliminuar pengesat dhe për të nxjerrë në pah gjithë problematikën, bizneset e dy vendeve kanë ngritur një grup pune.

Deri më 15 korrik, sipërmarrja shqiptare duhet të dërgojë pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTI) të gjitha problematikat që kanë në marrëdhëniet tregtare me Kosovën, në mënyrë që këto pengesa mes dy vendeve të zgjidhen./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë