Loading…

Tregu europian i veturave në krizë të madhe, priten shkurtime të vendeve të punës për 40 për qind

  • 20/05/2020 | 22:28

Tregu europian i veturave në krizë të madhe, priten shkurtime të vendeve të punës për 40 për qind

Një rënie si në kurrë më parë: Në vendet e BE-së në prill për shkak të pandemisë Corona janë shitur rreth tre të katërtat më pak automjete krahasuar me një vit më parë. Gjendja është dramatike në Itali dhe në Spanjë. Në rreth 130 kompani europiane rrezikohen menjëherë rreth 12500 vende të punës.


Në BE në prill janë licencuar saktësisht 270.682 vetura të reja, që do të thotë 76 për qind më pak se në të njëjtin muaj të një viti më parë. Këtë e komunikoi Shoqata e Degës së Automobilëve, Acea, në Bruksel. Në janar dhe në shkurt numri i automjeteve të licencuara në qarkullim kishte rënë, por në valën e krizës së koronavirusit shitjet ranë me 50 për qind. Qysh në fillim të vitit pati rënie të kërkesave për automjete të reja në BE me gati 40 për qind.

Në prill praktikisht të gjitha sallonet e shitjes së automjeteve ishin të mbyllura. Secili nga 27 tregjet në BE ka pasur humbje në kuotat mbi 10 për qind, sipas shoqatës Acea. Veçanërisht vendet e prekura fort prej pandemisë Corona kanë pasur humbje dramatike në këtë treg: Italia, minus 97,6 për qind, Spanja minus 96,5 për qind, Franca minus 88,8 për qind. Në Britaninë e Madhe, që nuk është më pjesë e BE-së, shitjet e automjeteve ranë me 97 për qind.

Tregu i BE-së për automjetet e reja, sipas ekspertëve ka përjetuar një rënie të pashembullt deri më sot. Këtë e pasqyrojnë edhe shifrat e prodhuesve të veçantë të automjeteve: Koncerni gjerman Volkswagen me të gjitha markat e tij të automjeteve ka pësuar një minus mbi 70 për qind. Tek Daimler po ashtu rënia është mbi 70 për qind. Prodhuesi francez i automobilave Renault dhe PSA kanë pësuar humbje me 80 për qind dhe koncerni amerikan Fiat-Chrysler madje arrin kuotën gati 90 për qind.

Nëse dobësohen prodhuesit e automobilave, kjo prek fort edhe degën e prodhimit të pjesëve të këmbimit. Pjesë të mëdha të industrisë gjermane të automobilave për shkak të krizës po përgatiten të shkurtojnë vendet e punës. Këtë e tregoi edhe një sondazh i realizuar nga shoqata e kësaj dege të industrisë, VDA. Vetëm në rreth 130 firma të pyetura rrezikohen menjëherë rreth 12.500 vende pune. Disa firma, sikurse pohojnë, parashikojnë shkurtime të vendeve të punës deri në 40 për qind.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë