Loading…

Treni i Agim Bahtirit mbërrin në një fshat të Skenderajt

  • 04/11/2021 | 17:40

Treni i Agim Bahtirit mbërrin në një fshat të Skenderajt

“Treni i Agim Bahtirit” që shkoi në Mitrovicë pak para fushatës, sot është parë duke u kthyer prej nga erdhi, në komunën e Skenderajt.


Treni lodër që qarkullonte çdo ditë nga qendra e qytetit deri tek Liqeni Akumulues, pas përfundimit të zgjedhjeve nuk ishte parë më duke qarkulluar në rrugët e qytetit, por ishte parkuar në lagjen Bair.

“Jepi zë” ka publikuar fotografi nga fshati Brobonic, ku shihet treni duke u kthyer për në Skenderaj.

Kujtojmë se nuk ishte e qartë prej nga kishte ardhur ky tren apo me çfarë procedurash ishte funksionalizuar. Kishte pasur reagime lidhur me paratë që paguanin qytetarët.

Poashtu, nuk dihej as kush është pronari dhe nga është siguruar leje për qarkullim në qytet. Krejt çka dihej ishte se u soll nga kryetari Agim Bahtiri, pasi ai e kishte premtuar në fushatën e kaluar.

Sidoqoftë, ky tren tashmë ka marrë epitetin edhe si “treni i Agimit”, pasi vetë kryetari kishte zgjedhur ta promovonte dhe të shëtitej me të.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë