Serbia të shtunën në mëgjes ka nisur një tren ilegal të udhëtarëve nga Beogradi për në Mitrovicë, i mbushur me mbishkrime e ikona nacionaliste, të cilat kontestojnë shtëtësinë e Kosovës.
Në mesin e këtyre mbishkrimeve, siç raportojnë mediat serbe, është shkruar edhe në shqip, “Kosova është Serbi”, edhe pse vërehet se kjo fjali ëshë shkruar gabim “Kosova është serb”, përcjell gazetametro.net.
Përgjigja e vetme e instutucioneve të Kosovës përballë këtij provokimi të Serbisë, deri sot ka qenë heshtja.
Treni i dhuruar nga Rusia, sipas institucioneve serbe, do të ketë linjë të rregullt nga Beogradi për në Mitrovicë.
Për këtë linjë nuk është marrë kurrëfar leje nga institucionet përgjegjëse të Kosovës. /gazetametro.net