Loading…

Zgjedhjet nacionale nuk janë fare afër

  • 26/01/2017 | 21:08

Zgjedhjet nacionale nuk janë fare afër

E plotësuar:

Zgjedhjet e reja parlamentare nuk janë fare afër dhe ato nuk do të mbahen para atyre lokale të cilat janë në fund të vitit.

Kështu ka thënë deputeti i pavarur Ilir Deda, në një intervistë në emisionin ‘Politikë’ në Tribuna Channel.

Ai duke folur për formimin e partisë së re të cilën e kanë emëruar “Alternativa”, ka thënë se zgjedhjet nacionale më së afërimi do të mund të mbaheshin së bashku me ato lokale, por sipas tij, kjo nuk do të ishte fare e mirë për vendin, pasi do të kishte kaotizëm.

Deda ka bërë të ditur se partia Alternativa është në procesin përmbyllës të strukturimit, dhe shumë shpejt do të bëhet edhe publike.


Trenin serb e ndali SHBA’ja

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda, ka deklaruar se trenin në Rashkë, e ka ndalur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deda, i ftuar në Tribuna Channel, pa mohuar rolin e forcave të policisë, që sipas tij janë urdhëruar nga drejtori i policisë dhe jo Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka potencuar që trenin serb e ndalën SHBA’të.

Ai thotë Qeveria e Serbisë ka nisur provokime që nga shtatori.

Ndërkohë, deputeti Deda kafolur edhe për nevojën e një konsensusi politik për dialogun me Serbinë.

Deputeti i pavarur Deda, ka folur edhe për zgjedhjen e Trump president. Ai ka thënë se është skandal diplomatik përzierja në zgjedhjet e një shteti tjetër.

Sipas tij, si Republikanët ashtu edhe Demokratët u kanë ndihmuar shqiptarëve, dhe Deda thotë se ajo çfarë është e rëndësishme, Kosova duhet të ketë marrëdhënie të mira me Amerikën, kushdo që e drejton këtë vend./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë