Loading…

Trepça e fiton derbin kundër Yllit në Suharekë

  • 26/03/2023 | 19:35

Trepça e fiton derbin kundër Yllit në Suharekë

Pas dy humbjeve radhazi, skuadra e Trepçës është rikthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në basketboll.


Në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të, Trepça fitoi në udhëtim kundër Golden Eagle Yllit, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar sot në palestrën sportive “13 Qershori” përfundoi me rezultatin 85:91.

Erjon Kastrati me 18 pikë dhe Drilon Hajrizi me 15 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e mitrovicasve.

Te suharekasit u dallua Henrik Sirko me 23 pikë.

Trepça pas kësaj fitore ka 43 pikë dhe vazhdon të jetë e katërta në tabelë, me bilanc prej 16 fitoreve dhe 11 humbjeve.

Ylli tani është i dyti me 46 pikë, vetëm një më shumë se Peja, që sonte do ta zhvillojë ndeshjen e kësaj jave, kundër Bashkimit.

Trepça në xhiron e ardhshme e pret Vëllaznimin, kurse Ylli i shkon Bashkimit. /Gazeta Express/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë