Loading…

Trepça fituese e Superkupës së Kosovës, mposht në finale Pejën pas një drame të vërtetë

  • 17/09/2023 | 20:04

Trepça fituese e Superkupës së Kosovës, mposht në finale Pejën pas një drame të vërtetë

Finalja e Superkupës së Kosovës mes Pejës dhe Trepçës ka qenë dramatike deri në sekondat e fundit, në në fund fitore shënuan mitrovicasit me rezultat 78-76.


Një ndeshje e tensionuar nga fillimi deri në fund me tifozët e të dy skuadrave që ishin në tribuna.

Në pjesën e parë skuadrat ishin pothuajse të barabarta me mitrovicasit që mbanin një epërsi të lehtë.

Kur kishin mbetur më pak se një minutë, loja u ndërpre dhe tifozët mitrovicas u nxorën jashtë.

Pasi u larguan u zhvilluan edhe 58 sekondat e mbetura në pjesën e parë të ndeshjes mes Trepçës dhe Pejës. Në pushim, Trepça ka shkuar me epërsinë prej 40:32.

Pa tifozët, Trepça vuajti në pjesën e dytë, kur Peja në një kohë e mori edhe epërsinë.

Pejanët arritën në epërsi prej gjashtë pikësh në një kohë, por që në minutat e fundit u shkri.

Skuadrat u futën në minutën e fundit në barazim prej 76:76.

Pas shumë huqjesh, Drilon Hajrizi realizoi dy pikë nga gjuajtjet e lira dhe i dha fitoren Trepçës./

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë