Në gjysmëfinalen e ‘play-offit’ skuadra e Trepçës ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 75-81 me ç’rast tani është kualifikuar për në finale ku do të përballet me Golden Eagle Yllin, transmeton Gazeta Metro.
Prej fillimit të ndeshjes në Karagaç u pa se mitrovicasit janë më favorit për të shënuar fitore sonte, ku pjesa e parë përfundoi me rezultat 32-55.
Diçka më mirë u paraqitën pejanët në pjesën e dytë të ndeshjes ku triumfuan 44-36 por që në fund nuk arritën ta barazojnë rezultatin.
Kujtojmë që mitrovicasit ishin duke udhëhequr 2:1, pas tre dueleve të para derisa vetëm në ndeshjen e fundit pejanët kishin arritur fitoren me rezultat 72-66. /gazetametro.net