Loading…
Trepça në prag të falimentimit, ekonomistët kërkojnë zgjidhje
  • 12/01/2019 | 21:08

Trepça në prag të falimentimit, ekonomistët kërkojnë zgjidhje

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ditë më parë pati deklaruar se në fund të janarit, përkatësisht në fillim të muajit shkurt, Trepça do të regjistrohet si shoqëri aksionare.


Lluka kishte theksuar se parlamenti gjatë këtyre muajve do të trajtoj temën e Trepçës dhe do të futet në votim.

E shndërrimi i Trepçës në shoqëri aksionare sipas ekonomistëve po konsiderohet të jetë një hap i duhur, i cili duhet të ndërmerret sa më shpejt.

Ekonomisti Naim Gashi për Indeksonline ka thënë se një gjë e tillë parashihet edhe me Ligjin për Trepçën.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës në këtë mënyrë do të shndërrohet në aksionare-pronare e këtij gjigandi minerar e metalurgjik, gjë që do të ndikojë pozitivisht edhe në sektorët tjerë të ekonomisë.

Gashi ka theksuar se aktivizimi i këtij gjigandi prodhues do të ndikojë edhe për zhvillimin e sektorit minerar dhe metalurgjik në Kosovë.

“Aktivizimi i Trepçës është jetik për zhvillimin e sektorit minerar dhe metalurgjik në Kosovë. Trepça mund të ndikoj pozitivisht edhe në sektorët tjerë ekonomik në Kosovë” ka thënë Gashi.

Edhe ekonomisti, Lulzim Beqiri ka folur për portalin Indeksonline në lidhje me shndërrimin e Trepçës në shoqëri aksionare.

Sipas tij, nëse një gjë e tillë bëhet do të hapet rruga për përmirësim, ndonëse ka theksuar se tash Trepça ndodhet në situatë shumë të keqe.

“Shndërrimi i kombinatit Trepça në shoqëri aksionare hap rrugën e zhvillimit të ndërmarrjes e cila aktualisht është në situatën më të keqe që nga themelimi i saj, problemet me bordin dhe ndërhyrjet politike kanë bërë që Trepça të ndodhet buzë falimentimit”, ka thënë ai.

Beqiri ka nënvizuar edhe pjesën e investimeve të huaja, të cilat do të rikthenin në formë gjigandin minerar dhe metalurgjik nëse ajo shndërrohet në shoqëri aksionare.

“…nëse pjesa më e madhe e aksioneve iu takon punëtorëve atëherë pritet të ketë sukses ky thesar i Kosovës, gjithashtu rrit mundësitë e investimeve të huaja për të rikthyer në formë kombinatin i cili ishte krenari dhe frymëzim i shumë gjeneratave” Se Kosova ka pasur primatin për industrinë e rënë edhe në ish–Jugosllavi e ka theksuar edhe njëherë Beqiri.

“Kosova është shquar në ish-Jugosllavi për industrinë e rëndë dhe rëndësinë e kësaj industrie në mirëqenien e qytetarëve të saj, është evidentë se gjiganti “Trepça” ka kontribuar gjeneratë mbas gjenerate në zhvillimin ekonomik jo vetëm të Kosovës por edhe të Serbisë dhe ish-Republikave tjera të Jugosllavisë” është shprehur ekonomisti i njohur.

Në anën tjetër, Beqiri ka vënë në pah edhe afatin kohor, duke u shprehur se është koha e fundit kur duhet të zgjidhet problemi i Trepçës, pasi që ajo është në buzë të falimentimit.

“Pra mendoj se tashmë është koha të zgjidhet problemi i Trepçës, sepse ka kalua bukur kohë që Trepça është buzë falimentimit, gjithashtu në momentin e marrjes së statusit si shoqëri aksionare, menagjmenti duhet të zgjidh profesionist të cilët do të zhvillojnë këtë ndërmarrje, unë jam skeptik sepse tradicionalisht ka ndërhyrje politike dhe rekrutim partiak të stafit” ka përfunduar Lulzim Beqiri.

Ndryshe, Trepça është një minierë e lashtë plumbi, zinku, argjendi, kristaleve dhe mineraleve të ndryshme.

Ajo konsiderohet si një gjigand që do të ndikojë për së miri në ekonominë e Kosovës nëse gjendet shpejt zgjidhje për statusin e saj.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë