Loading…

Trepça shënon fitoren e parë: Mposht Pejën në derbin e javës së gjashtë

  • 19/10/2019 | 21:09

Trepça shënon fitoren e parë: Mposht Pejën në derbin e javës së gjashtë

KB Trepça ka arritur që ta fitoi derbin e javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në basketboll ndaj KB Pejës, transmeton Gazeta Metro.


Derbi i javës i zhvilluar në palestrën ‘Minatori’ para rreth 500 shikuesve i ka takuar skuadrës vendase. ‘Xehtarët’ shënuan fitore me rezultatin 76-65.

Dj Hanes ishte i jashtëzakonshëm në këtë ndeshje. Ai nuk pushoi asnjë sekond, duke shënuar 39 pikë nga 40 minuta të zhvilluara. Hanes u ndihmua edhe nga Besnik Azemi që shënoi 13 pikë dhe Ej Boyce që shtoi 11 pikë.

Kurse, te pejanët me lojë të mirë u dalluan Malcolm Amstred dhe Jamicheal Morgan që shënuan nga 14 pikë secili.

Kështu, Trepça regjistroi fitoren e parë nga pesë ndeshje të zhvilluara. Ndërsa, Peja ka tri fitore dhe dy humbje./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë