Skuadra e Trepçës është duke u treguar e pandalshme në këtë merkato. Ajo pas transferimit të basketbollistëve Erjon Kastrati dhe Mikaile Tmusic, ka zyrtarizuar edhe basketbollistin amerikan, Jahsim Floyd, transmeton Gazeta Metro.
Përmes një postimi në Facebook klubi i Trepçës ka bërë të ditur që ka arritur marrëveshje me basketbollistin e parë të huaj për edicionin garues 2022/23, Jahsim Floyd.
”Ardhja e parë e huaj për edicionin garues 2022/23 Jahsim Floyd,” thuhet në postimin e tyre.
Ai së fundmi ishte pjesë e skuadrës St. Thomas Bobcats, ndërsa luan në pozitën e qendrës dhe është i gjatë më shumë se dy metra. /gazetametro.net