Kampioni aktual i basketbollit kosovar, Trepça, sonte do të zhvillojë ndeshjen e dytë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.
Skuadra nga Mitrovica do të luajë si mysafire ndaj ekipit kroat, Split, në një përballje që nis në orën 19:00.
Mitrovicasit synojnë të paraqiten sa më mirë në këtë sfidë evropiane, në përpjekje për të vazhduar garën me rezultate pozitive.
