Loading…

Trepça’89 kërkon fitoren në tavolinë, paraqet faktet se Feronikeli 74 është i bllokuar nga FIFA

  • 07/02/2023 | 11:03

Trepça’89 kërkon fitoren në tavolinë, paraqet faktet se Feronikeli 74 është i bllokuar nga FIFA

Klubi i futbollit nga Mitrovica, Trepça ’89 ka paraqitur fakte se skuadra e Feronikelit ’74 e ka të bllokuar mundësinë e transferimit të futbollistëve dhe kësisoj kanë thyer rregulloren e FIFA-s dhe FFK-së.


Trepça ’89 është mposhtur me rezultat 1:0 nga Feronikeli ’74 në kuadër të ndeshjeve të Kupës së Kosovës, duke u eliminuar kështu nga gara. Mirëpo mitrovicasit janë ankuar për thyerje të rregullave.

Presidenti i klubit mitrovicas, Abedin Zeka ka paraqitur ankesë në FFK para dy ditëve ku thuhej se Feronikeli ’74 ka aktivizuar gjashtë futbollistë të cilët nuk kanë pasur të drejtë loje.

Sot, Trepça ’89 ka paraqitur edhe fakte shtesë se skuadra nga Drenasi e ka të bllokuar mundësinë e transferimit të futbollistëve dhe kësisoj gjashtë futbollistët në ndeshjen e së shtunës nuk kanë pasur të drejtë loje.

“Ne do ti shfaqim dhe provat të cilat i posedojmë që mbështesin ankesën tonë, prova të cilat i posedojmë nga vet llogaria e Klubit në sistemin e Transferimeve Internacionale të FIFA-së, Transfer Matching System (FIFA TMS) dhe sistemin e Transferimeve Kombëtare të Federatës së Futbollit të Kosovës e cila është nën operimin e FIFA-së, FIFA CONNECT (FIFA CMS). Ku më së miri shihet se si Klubi Futbollistik FERONIKELI 74 ka llogari të mbyllur të transferimeve nga vet FIFA në FIFA TMS dhe shfaqim llogarin tonë se si duhet të duket kur nuk ke llogari të mbyllur (ndales) për transferime nga FIFA, të njejtën do ta shfaqim edhe në FIFA CMS sistemi i transferimeve të mbrendshme FFK se si shfaqet kur ke përfunduar gjithë detyrat për regjistrimin e futbollistit në FFK dhe jo vetëm kerkesen”, thuhet në njoftimin e klubit.

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës do të mblidhet sot ku do të shqyrtohen ankesat e klubeve për ndeshjet e Kupës së Kosovës, përfshirë këtu edhe ankesën e Trepçës ’89.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë