Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se qeverisjes së kësaj komune, këtë javë do t’i bashkangjiten tri drejtoresha, transmeton Gazeta Metro.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka bërë të ditur se do ta emërojë Medina Braha, drejtoreshë e Shërbimeve Publike, Blerta Basholli drejtoreshë e Kulturës, si dhe Vasilika Zotaj, drejtoreshë e Administratës.
Ai ka shtuar se këto emërime nuk po bëhen vetëm pse janë gra, por se ato sjellin përgaditje, përvojë dhe zotësi, për t’i udhëhequr dikasteret e përmendura më lartë.
“Në Komunën e Prishtinës tanimë nga 16 drejtori, 7 apo 44 për qind udhëhiqen nga vajzat/gratë. Por, Medina, Blerta e Vasilika nuk po emërohen vetëm pse janë gra. Ato sjellin përgatitje, përvojë dhe zotësi për të udhëhequr dikasteret e përmendura”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Ai ka përfunduar gjatë javës do të prezantojmë drejtoret dhe prioritetet e drejtorive sipas planit tonë të premtimeve”.
Postimi i plotë:
Qeverisjes në Prishtinë këtë javë i bashkangjiten tre drejtore:
Medina Braha – drejtore e Shërbimeve Publike
Blerta Basholli – drejtore e Kulturës dhe
Vasilika Zotaj – drejtore e Administratës
Në Komunën e Prishtinës tanimë nga 16 drejtori, 7 apo 44 përqind udhëhiqen nga vajzat/gratë.
Por, Medina, Blerta e Vasilika nuk po emërohen vetëm pse janë gra. Ato sjellin përgatitje, përvojë dhe zotësi për të udhëhequr dikasteret e përmendura.
Gjatë javës do të prezantojmë drejtoret dhe prioritetet e drejtorive sipas planit tonë të premtimeve./gazetametro.net