Loading…

Tri goditjet për ta ndalë Kadri Veselin: Haga, fotoja e rreme dhe videoja

  • 23/05/2019 | 15:09

Tri goditjet për ta ndalë Kadri Veselin: Haga, fotoja e rreme dhe videoja

Këshilltari politik i kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Blerim Latifi, thotë se shefi i tij së fundmi ka marrë tri goditje jo të rastësishme: haga, fotoja e rreme dhe videoja, transmeton Gazeta Metro.


Latifi thotë se lajmi i parë ishte shkuarja në Hagë, me pas fotografija e rreme dhe videoja që përmendet emri i Veselit janë ‘goditjet’ për ta ndal atë.

“Tri goditje dhe tri heshtje që kanë emrat Polici, Prokurori dhe AKI. Dhe një shtet që nuk funksionon”, ka shkruar Latifi në rrjetin social Facebook.

‘Në fillim doli lajmi i rremë: ka shkuar në Hagë! Pastaj fotoja e rreme: për t’ia diskredituar idenë e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë! Pastaj videoja e rreme: për t’ia nxirë emrin para qytetarëve. Tepër inteligjente, për të qenë e rastësishme. Tri goditje, për një qëllim: ta ndalin, ta bëjnë të heqë dorë nga diçka prej të cilës asnjë komb nuk mund të heqë dorë, dënimit të atyre që urdhëruan e zbatuan gjenocidin kundër tij. Tri goditje dhe tri heshtje që kanë emrat Polici, Prokurori dhe AKI. Dhe një shtet që nuk funksionon!, ka shkruar Latifi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë