Loading…

Tri humbje radhazi, shpërthen nënkryetari i KF Llapit: Kemi zgjedhur futbollistë për manekena, jo për futboll

  • 30/09/2020 | 20:31

Tri humbje radhazi, shpërthen nënkryetari i KF Llapit: Kemi zgjedhur futbollistë për manekena, jo për futboll

Nënkryetarit të KF Llapit, Amrush Batatinës, duket se nuk i kanë pëlqyer fare transferimet e klubit gjatë afatit kalimtar të verës, shkruan Gazeta Metro.


Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina nuk e ka nisu aspak mirë sezonin e ri (2020/21) në Superligën e Kosovës, duke mos grumbulluar asnjë pikë deri më tani.

Llapjanët deri më tani kanë zhvilluar tri ndeshje dhe në të trija ndeshjet kanë pësuar humbje. Llapi është mposhtur nga Gjilani, Trepça ’89 dhe sot nga Ballkani.

Humbja e sotme që ishte e treta radhazi dhe përforcimet e verës duket se kanë nervozuar nënkryetarin e KF Llapit, Amrush Batatinën, i cili në një faqe në ‘Facebook’ la këtë koment: “Problemi qendron Te mos Pergaditje Fizike Eshte 0 se Lojtaret I kemi zgjedhe per Manekena jo per Fudboll”. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë