Loading…

Tri lloje të vajzave që duhen shmangur

  • 10/02/2024 | 17:23

Tri lloje të vajzave që duhen shmangur

Për disa meshkuj, pothuajse secila vajzë është e mirë deri kur të ndahen nga ato, por me disa pjesëtare të gjinisë së bukur është më mirë që të mos hyhet në lidhje të thella.


Ish e dashura

Më së miri është që të mos përsëriten lidhjet e mëparshme, nëse tashmë gjërat kanë përfunduar keq për ju. Së pari për shkak se shihet që nuk keni qenë njëri për tjetrin, e ndoshta edhe keni pasur probleme serioze, të cilat mund të jenë pengesë, nëse e rifilloni lidhjen.

Nuk është e pazakontë nëse mendoni për ish të dashurën në ndonjë moment dobësie, sidomos nëse jeni të vetmuar. Por, duhet të mendoni mirë për arsyet pse jeni ndarë para se t’i ktheheni lidhjes së gabuar, sepse më vonë do të pendoheni.

Motra e shokut më të mirë

Shmangni lidhjet intime me motrën e shokut tuaj më të mirë, jo vetëm që do ta shkatërroni miqësinë me shokun më të mirë, nëse gjërat nuk funksionojnë ndërmjet jush, shanset janë shumë të mëdha që ta pranoni ndonjë goditje për shkak të lëndimit të motrës së tij.

Gjithashtu, mund ta harroni mundësinë për t’u ankuar kur gjërat të mos shkojnë mirë ndërmjet jush, sepse bëhet fjalë për një konflikt direkt të interesave në rastin e tij, e ai nuk do të mund të qëndrojë gjithmonë në anën tuaj.

Ish e dashura e shokut tuaj

Nëse e çmoni shokun, dhe lidhja juaj me të është e rëndësishme, shmangeni nisjen e ndonjë lidhjeje me ish të dashurën e tij. Lajmi për lidhjen me të do të përhapet shpejt në rrethin e miqve dhe nuk do t’i sjellë asgjë të mirë reputacionit tuaj.

Përveç kësaj, rrethanë vështirësuese për lidhjen tuaj mund të jetë edhe fakti që ai ende vuan për të dhe do të jetë shumë e pakëndshme nëse vendosni të shoqërohem me miq të përbashkët, gjë që do të thotë edhe takim të tij me ish të dashurën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë