Në muajin shkurt do të shfaqen shumë premiera botërore në kino ABC në kryeqytet.
Nga data 1 deri 8 shkurt do të shafqet filmi “Fifty Shades Darker” Jamie Dornan dhe Dakota Johnson rikthehen përsëri si Christian Grey dhe Anastasia Steele në Fifty Shades Darker, kapitulli i dytë i bazuar në fenomenin më të lexuar botëror “Fifty Shades”. Pas një suksesi të madh botëror të vitit 2015, kur filmi solli të ardhura prej 560 milion dollar, pjesa e re vjen në ditën e Shën Valentinit dhe ju fton juve të përjetoni një hije më të errët.
Me 16 shkurt 2017 premier botërore e filmit “Split” të regjisorit M. Night Shyamalan, me aktorët James McAvoy, Anya Taylor-Joy, Betty Buckley, Jessica Sula, Haley Lu Richardson.
Ndërsa me datë 23 shkurt jepet premiera e filmit “T2; Trainspotting”, film ky me regji nga Danny Boyle, dhe me aktorët Ewan McGregor, Ewen Bremner, Jonny Lee Miller, Robert Carlyle, etj. /gazetametro.net