Në Policinë e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit u raportuan tri raste të dhunës në familje.
Është arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike mbi bashkëshorten dhe djalin e tij.
” Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është ndaluar në stacion policor për gjashtë orë, pastaj rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt”,thuhet në raprotin 24 orësh nga Policia e Kosovës.
Gjithashtu edhe një person tjetër u arrestua në Lipjan për dhunë fizike, ku në raport thuhet se i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj vazjës së tij.
“Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Edhe një tjetër bashkëshorte është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i tij në Ferizaj. Viktima e dhunës, ka marrë lëndime trupore dhë i është ofruar trajim mjekësor.
Dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.