Loading…

Tri shenjat e pazakonta që paralajmërojnë se keni problem me zemër

  • 08/11/2021 | 10:33

Tri shenjat e pazakonta që paralajmërojnë se keni problem me zemër

Miliona njerëz humbasin jetën çdo vit për shkak të problemeve kardiovaskulare.


Në fakt, pavarësisht nga fakti se sëmundjet kardiovaskulare janë kaq të zakonshme, shpesh është e vështirë të dallohen simptomat paralajmëruese përkatëse.

Shkencëtarët madje raportojnë se ka disa shenja paradoksale që mund të tregojnë probleme me zemrën.

Shihni tre prej tyre:

Era e keqe e gojës

Sipas një studimi, sëmundjet periodontale, simptoma e të cilave është era e keqe e gojës, nxisin shfaqjen e inflamacionit. Inflamacioni nga ana tjetër kontribuon në shfaqjen e goditjes në tru dhe sëmundjeve të zemrës.

Rrudha në lobet e veshit

Palosjet diagonale në lobet e veshit mund të jenë një shenjë se zemra nuk po funksionon siç duhet, sipas një studimi nga Universiteti i Pensilvanisë. Simptoma lidhet kryesisht me bllokimin e arterieve.

Marramendje nga ndryshimi i pozicionit

Kjo është një simptomë karakteristike e hipotensionit ortostatik. Në shumicën e rasteve, shqetësimi zgjat për disa sekonda, por nëse vazhdon për disa minuta mund të tregojë një çrregullim të qarkullimit të gjakut, sipas një studimi.

Njerëzit që përjetojnë këtë lloj marramendjeje vlerësohet të kenë 54% më shumë gjasa për të zhvilluar më vonë dështimin e zemrës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë