Loading…

Tri shtete të NATO’s do ta furnizojnë Ukrainën me raketa të ndryshme

  • 22/01/2022 | 08:20

Tri shtete të NATO’s do ta furnizojnë Ukrainën me raketa të ndryshme

Estonia, Letonia dhe Lituania kanë njoftuar se do t’i ofrojnë Ukrainës raketa kundërajrore dhe anti-tank për ta ndihmuar këtë shtet në rast të hyrjes së mundshme të trupave ruse në territorin e saj.


“Duke e marrë parasysh rritjen e presionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe rreth saj, Shtetet Baltike kanë vendosur që t’u përgjigjen nevojave të Ukrainës dhe të ofrojnë asistencë shtesë në fushën e mbrojtjes”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tri anëtareve të NATO-s.

“Kjo ndihmë do ta forcojë më tej aftësinë e Ukrainës për t’i mbrojtur territorin dhe popullsinë e vet në rast të një agresioni të mundshëm rus”, thuhet më tej në deklaratë.

Agjencia “Reuters”, duke cituar tri burime të afërta me situatën, ka raportuar se tri shtetet baltike më herët këtë javë e kanë marrë dritën e gjelbër nga Shtetet e Bashkuara për dërgimin e këtyre armëve në Ukrainë, shkruan Free Europe, përcjell Gazeta Express.

Estonia do të dërgojë raketa anti-tank “Javelin”, ndërsa Letonia dhe Lituania do të dërgojnë raketa kundërajrore “Stinger”.

Njoftimi për këtë veprim vjen në kohën e tensioneve të larta mes NATO-s e Rusisë. Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë zhvilluar bisedime me Rusinë javën e kaluar, por përpjekjet diplomatike deri tash kanë dështuar që t’i ulin tensionet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë