Loading…

Tri ushtrime të thjeshta për të trajtuar ngurtësimin në qafë, shpatulla dhe shpinë

  • 30/11/2021 | 17:41

Tri ushtrime të thjeshta për të trajtuar ngurtësimin në qafë, shpatulla dhe shpinë

Pas disa muajsh punë nga shtëpia, shumë prej jush mund të vuajnë nga problemet e shpinës ose ngurtësimi në qafë dhe shpatull. Mënyra më e mirë për ta kuruar këtë është duke bërë disa shtrirje herë pas here.


Andaj nutricistët ndajnë tri ushtrime të thjeshta për të mbajtur trupin në formë, që mund të bëni në mes të punës tuaj, dy prej të cilave mund të bëhen ndërsa jeni ulur në karrige.

Ushtrimi i parë

Ngrini të dy krahët para jush në mënyrë që të jenë paralele me tokën. Në të njëjtën kohë, shtyni shpatullat tuaja poshtë dhe shtrini tehet e shpatullave prapa.

Tani, ngrini të dy krahët sipër kokës duke i mbajtur drejt për rreth 5-10 sekonda.

Ushtrimi i dytë

Ndërsa jeni ulur në një karrige, ejani pak përpara dhe lëvizni pjesën e sipërme të trupit, nga pjesa e poshtme e shpinës në të djathtë, duke qëndruar për pesë sekonda. Përsëriteni në anën tjetër. Sigurohuni që të mos lëvizni gjunjët.

Ushtrimi i tretë

Qëndroni me peshën tuaj të shpërndarë në mënyrë të barabartë në të dyja këmbët. Bashkojini ijët dhe shpatullat tuaja së bashku. Tani zhvendoseni peshën tuaj në njërën këmbë dhe ngrini këmbën tjetër në mënyrë që kofsha të jetë paralele me tokën. Rrini ashtu për pesë sekonda. Përsëriteni në anën tjetër.

Zhvendosja e peshës në mënyrë alternative do të funksionojë në përmirësimin e forcës së poshtme të trupit dhe do të sigurojë që të mos ketë përkeqësim masiv në densitetin mineral të kockave.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë