Loading…

Tri vëllime të ‘Kosovës’ nga Jusuf Buxhovi do të promovohen në Zagreb

  • 09/02/2019 | 11:38

Tri vëllime të ‘Kosovës’ nga Jusuf Buxhovi do të promovohen në Zagreb

Gjatë qëndrimit në Zagreb, historiani Buxhovi do të pritet në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kroacisë, në Rektoratin e Univeristetit të Zagrebit si dhe nga Kryebashkiaku i Zagrebit.


Në kuadër të “Javës së Kosovës në Kroaci”, ku me shumë manifestime kulturore dhe artistike shënohet 11 vjetorit i pavarësisë së Kosovës, në Zagreb, promovohen tri vëllimet e fundit të “Kosovës” së Jusuf Buxhovit.
Promovimi i organizuar nga Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare në Zagreb dhe Qyteti i Zagrebit, mbahet këtë të hënë, më 11 shkurt, në orën 18, në bibliotekën e kryeqytetit “Bogdan Ogrizoviq”.

Për veprën e Buxhovit flet historiani Njazi Muhamedi.

Gjatë qëndrimit në Zagreb, historiani Buxhovi do të pritet në Rektoratin e Universitetit të Zagrebit nga rektori, prof.dr. Damir Boras si dhe në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kroacisë, me ç’rast, në këtë institucion me renome shkencore do të bisedohet për projektet e përbashkëta hulumtuese, sidomos ato që prekin raportet shqiptare-kroate nga mesjeta e tutje. Historiani Buxhovi do të pritet edhe nga Krybashkiaku i Zagrebit, Milan Bandiq./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë