Loading…

Tri vjedhje të rënda në një ditë: Dy në Prishtinë dhe një në Fushë Kosovë

  • 27/10/2020 | 11:36

Tri vjedhje të rënda në një ditë: Dy në Prishtinë dhe një në Fushë Kosovë

Vetëm gjatë ditës së djeshme (e hënë) janë raportuar tri vjedhje të ndryshme, shkruan Gazeta Metro.


Siç njofton Policia e Kosovës rreth orës 3:00 të mëngjesit në Prishtinë persona të panjohur kanë depërtuar brenda lokalit dhe kanë vjedhur para të gatshme, shuma e të cilave ende nuk dihet.

Rastin në polici e ka raportuar pronari i lokalit.

Ndërsa në Fushë Kosovë me mëngjes është raportuar se persona të panjohur ia kanë marrë një çantë krahu një punëtorit të ETC’së në të cilën dyshohet se kishte 47 mijë e 455 euro.

I dyshuari është futur në një veturë dhe së bashku me një të dyshuar tjetër kanë ikur në drejtim të fshatit Dardhishtë, Obiliq. Njësitë policore i janë përgjigjur rastit dhe janë në kërkim të veturës dhe personave të dyshimtë.

Ndërsa, një rast tjetër ka ndodhur  poashtu në Prishtinë, ku në orët e mbrëmjes një shtetas i huaj kishte hapur me forcë veturën e ankuesit mashkull kosovar për të kryer vjedhje.

Njoftimi i Policisë së Kosovës për tri vjedhje të rënda:

VJEDHJE E RËNDË

·Prishtinë 26.10.2020 – 03:55. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar brenda lokalit dhe kanë vjedhur para të gatshme, shuma e të cilave ende nuk dihet.

·Fushë Kosovë 26.10.2020 – 09:20. Ankuesi mashkull kosovar raporton se i dyshuari i panjohur ja ka marrë një çantë krahu në të cilën kishte para të gatshme. I dyshuari është futur në një veturë dhe së bashku me një të dyshuar tjetër kanë ikur në drejtim të fshatit Dardhishtë, Obiliq. Njësitë policore i janë përgjigjur rastit dhe janë në kërkim të veturës dhe personave të dyshimtë.

·Prishtinë 26.10.2020 19:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që i njëjti kishte hapur me forcë veturën e ankuesit mashkull kosovar për të kryer vjedhje. I dyshuari nuk posedonte dokumenti me vete dhe në konsultim me prokurorin i njëjti dërgohet në mbajtje../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë