Loading…

Hagë: Fletarrest për tre radikalë serbë

  • 29/11/2016 | 19:21

Hagë: Fletarrest për tre radikalë serbë

Tribunali i Hagës ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për arrestimin e tre pjesëtarëve të Partisë Radikale Serbe, ka bërë të ditur Tribunali i Hagës, transmeton Gazeta Metro.

Petra Jojiq, Vjerica Radet dhe Jova Ostojiq akuzohen se përmes kërcënimeve, shantazhit e ryshfetit u kanë bërë presion dëshmitarëve që të ndryshojnë deklaratat e tyre osë të mos dëshmojnë në gjykimin e liderit të tyre, radikalit Vojislav Sheshel.

Ndërkaq, e akuzuara Vjerica Radeta ka thënë se nuk e ka ndërmend t’i dorëzohet Tribunalit të Hagës.”Unë tashmë jam deklaruar rreth kësaj çështjeje. Nuk e kam ndërmend të shkoj”, deklaroi ajo.

Fletarresti i ishte dorëzuar autoriteteve serbe nga Tribunali gjatë janarit të vitit 2015, por që prej atëherë, ai nuk është ekzekutuar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë