Loading…

Triumfojnë ndaj Rusisë, Serbisë e Greqisë, sportistët kosovarë shkëlqejnë në Podgoricë

  • 12/10/2026 | 16:37

Triumfojnë ndaj Rusisë, Serbisë e Greqisë, sportistët kosovarë shkëlqejnë në Podgoricë

Klubi i taekwondosë “Dardanët” shënuan rezultat të kënaqshëm në turneun ndërkombëtar të mbajtur më 10 dhe 11 tetor në Podgoricë të Malit të Zi, garë e klasifikuar në rangun G1 nga Federata Botërore e Taekwondosë.


Rezultatin më të mirë për klubin e arriti Jon Gashi, i cili në kategorinë Senior, deri në 74 kilogramë, u stolis me medaljen e bronztë.

Gashi pati një rrugëtim të suksesshëm drejt gjysmëfinales, duke shënuar tri fitore radhazi ndaj kundërshtarëve nga Rusia, Serbia dhe Greqia, me rezultat identik 2:0.

Megjithatë, në gjysmëfinale ai u mposht nga garuesi danez pas një dueli të fortë, duke e mbyllur garën në vendin e tretë.

Paraqitje të mirë pati edhe Imarah Vizdiklar, i cili garoi në kategorinë Junior, deri në 52 kilogramë. Ai përfundoi në pozitën e pestë, pasi u eliminua nga përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një përballje të vendosur me rezultat të ngushtë.

Rezultatet në Podgoricë shënojnë një paraqitje pozitive për sportistët e klubit “Dardanët” në një garë ndërkombëtare të nivelit G1.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë