Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kanë shënjestruar për herë të parë centralin bërthamor iranian, ku për këtë po kërkon llogari vetë regjimi terrorist i Iranit, përcjell Gazeta Metro.
Shefi i energjisë bërthamore të Iranit i kërkoi Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të ndërmarrë veprime pas një sulmi me raketa amerikane në vendin e centralit bërthamor Karun në Darkhoveyn.
Kështu tha të martën misioni i Iranit në Vjenë, ku tutje theksoi se Mohammad Eslami i dërgoi një letër Drejtorit të Përgjithshëm të IAEA-së, Rafael Grossi, të dielën, ditën e sulmit, duke kërkuar “masa efektive dhe të përshtatshme”.
Thuhet se Shtetet e Bashkuara qëlluan disa raketa në vend herët të dielën, duke e përshkruar sulmin si valën e 18-të që synonte objektet bërthamore të mbrojtura të Iranit që nga fillimi i sulmeve SHBA-Izrael në qershor 2025.
Misioni i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe IAEA-së të dënojnë sulmet ndaj objekteve bërthamore paqësore dhe të ndërmarrin veprime efektive kundër tyre./gazetametro.net