Loading…

Tronditë Olluri, tregon se çfarë fjalësh të rënda i kishte thënë Osmani-Abdixhikut

  • 25/11/2021 | 21:24

Tronditë Olluri, tregon se çfarë fjalësh të rënda i kishte thënë Osmani-Abdixhikut

Gazetari Parim Olluri ka habitur me rrëfimin e tij, duke thënë se presidentja Vjosa Osmani, gjatë takimit me liderët e subjekteve politike për mundësin e shtyrjes së zgjedhjeve lokale,  i kishte thënë liderit të LDK’së Lumir Abdixhakut, “unë të qes jashtë prej takimit “.


Presidentja Vjosa Osmani kishte mbledhur kryetarët e partive politke për të diskutuar rreth shtyrjes së zgjedhejve lokale.

E gjatë diskutimeve, Olluri thotë se Osmani i është drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, duke i thënë se “unë të qes jashtë prej takimit “.

“Ne e dimë që ka qenë një skandal kur presidentja ka thirrur një takim (për shterjen e zgjedhjeve) me kryetarët e partive politike. Ajo që ka ndodh aty ka qenë skandaloze, kam pritur një rebelim nga kryetar i opozitës, sepse ka pretendime se është kryeopozitari. Në atë takim, njerëz që kanë qenë brenda thonë se, Vjosa Osmani i ka thënë Lumir Abdixhikut ‘unë të qes jashtë prej takimit’”, është shprehur Olluri.

Tutje, Olluri tha se ndaj kësaj qasje, ka pritur që kryeopozitari minimalish të rebelohej.

“Në momentin kur është diskutuar shtyerja e zgjedhjeve, kur presidentja i thotë kryetarit të opozitës kështu, unë pres prej një kryetari i një partie opozitare, minimumi, të jesh rebel ndaj kësaj qeverie. Si mundesh me qenë i heshtur, i butë, pas kërcënimit nga presidentja”, shtoi Olluri./

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë