Loading…

Tronditëse: Gjenden pesë persona të vdekur në një ndërtesë, tre nga ta fëmijë

  • 04/12/2021 | 18:27

Tronditëse: Gjenden pesë persona të vdekur në një ndërtesë, tre nga ta fëmijë

Pesë persona të vdekur, përfshirë tre fëmijë, u gjetën në një shtëpi në jug të Berlinit. Aktualisht policia dyshon për një krim vrasjeje, transmeton Gazeta Metro.


Policia gjeti pesë të vdekur në një ndërtesë banimi në Königs Wusterhausen në Brandenburg. Sipas zyrës së prokurorit publik të Cottbus, trupat kanë plagë me armë zjarri dhe me thikë.

Viktimat, sipas deklaratës së prokurorit për mediat ishin dy të rritur dhe tre fëmijë.

Para se të konfirmohej ngjarja kishte ndodhur një telefonatë. Telefonuesit kishin shprehur shqetësimin pasi banorët e shtëpisë nuk mund të shiheshin, tha një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Jugut.

“Ne supozojmë se bëhet fjalë për vrasje.”

Komisioni i vrasjeve tashmë po heton. Agjentët e mjekësisë ligjore ndodhen në vendngjarje, ndërsa rruga është e bllokuar dhe po ndalohet qarkullimi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë