Loading…

Tronditëse: I shërbente pacientëve me koronavirus, infermierja në Itali i jep fund jetës

  • 25/03/2020 | 20:09

Tronditëse: I shërbente pacientëve me koronavirus, infermierja në Itali i jep fund jetës

Një infermiere në Itali i ka dhënë fund jetës duke u hedhur në lumin Cortellazzo, në Venecia. 49-vjeçarja punonte në spitalin Jesolo dhe kujdesej për pacientët me Koronavirus.

Mediat italiane shkruajnë se dy ditët e fundit ajo kishte qëndruar në shtëpi sepse kishte ethe. Infermierja kishte bërë dhe testin, por rezultatet nuk kishin dalë ende.

“Ajo ishte e përkushtuar në punë, një person i pazëvendësueshëm për kolegët dhe për spitalin”, tha drejtori i
spitalit, Carlo Bramezza. Infermierja me inicialet S.L, kishte punuar në spital që prej vitit 1991 në departamentin e Kirurgjisë.

Disa ditë më parë ajo u ofrua që të punonte në departamentin e sëmundjeve infektive, ku ishin shtruar 25 pacientë me koronavirus

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë