Loading…

Tronditet Bayerni: Bavarezët marrin një lajm të keq para ndeshjes me Barcelonën në LK

  • 12/08/2020 | 16:18

Tronditet Bayerni: Bavarezët marrin një lajm të keq para ndeshjes me Barcelonën në LK

Një lajm aspak të mirë e ka pranuar klubi i Bayern Munichit, pak ditë para takimit me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Metro.


Kampioni gjerman ka njoftuar se mbrojtësi i krahut të majtë, Alphonso Davies, ka pësuar një lëndim dhe ka munguar në stërvitje.

“Mund të konfirmojmë se Alphonso Davies ka lëndim në muskulin aduktor, dhe nuk mori pjesë në stërvitjet e sotme” – thuhet në njoftimin e klubit gjerman.

Ky lajm nuk është aspak i mirë, pasi që bavarezët pas dy ditëve (14 gusht) do takohen me Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Vlen të theksohet se 19 vjeçari ishte një nga futbollistët më të dalluar te Bayern Munichi në sezonin e fundit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë