Loading…

Tronditet Chelsea: Ylli i skuadrës konfirmon se do largohet gjatë verës

  • 05/04/2020 | 21:12

Tronditet Chelsea: Ylli i skuadrës konfirmon se do largohet gjatë verës

Njëri nga futbollistët kryesor te Chelsea, Willian, ka thënë se është e vështirë që ai të nënshkruaj kontratë të re, duke lënë të kuptohet se do largohet nga ‘Stamford Bridge’, transmeton Gazeta Metro.


Sulmuesit brazilian i skadon kontrata me Chelsean në fundin e këtij sezoni, teksa nuk pritet se do të këtë rinovim dhe lojtari do largohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Se është e vështirë që të këtë një kontratë të re, e ka konfirmuar edhe vet lojtari përmes një interviste të dhënë së fundmi për ‘Fox Sports’.

“Të gjithë e dijnë se kontrata ime përfundon për pak muaj, dhe rinovimi është i vështirë. Mendoj se do të jetë shumë e vështirë për mua të rinovojë, pasi dua të kem kontratë trevjeçare dhe Chelsea më ka ofruar kontratë vetëm për dy vite. Për momentin nuk kam vendosur se çfarë do të bëjë, por jam i lirë të negocioj me klube tjera” – ka thënë 31 vjeçari.

Së fundmi është raportuar se për Willianin interesim ka shprehur Barcelona dhe Juventusi. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë