Loading…
Tronditet Manchesteri: Pogba konfirmon largimin e tij nga ‘Old Trafford’
  • 16/06/2019 | 15:37

Tronditet Manchesteri: Pogba konfirmon largimin e tij nga ‘Old Trafford’

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, ka tronditur skuadrën dhe tifozët e shumtë me deklaratën e tij të fundit, ku ai tha se është i gatshëm të largohet dhe të provoi sfida të reja.


Tash e një kohë të gjatë Paul Pogba është i lidhur me një transferim te Real Madridi, ose një rikthim te Juventusi.

E njëra nga këto mund të ndodhë, pasi që u shpreh i gatshëm që të largohet nga “Old Trafford” këtë verë.

“Unë po mendoj për këtë: Të kemi një sfidë të re diku tjetër” – tha fillimisht Pogba.

“Kam qenë për tre vjet në Manchester, kam kaluar disa momente të mira dhe disa momente të këqija, si të gjithë, ashtu si kudo tjetër. Pas këtij sezoni dhe gjithçka që ndodhi këtë sezon, me sezonin tim ishte sezoni im më i mirë. Mendoj se për mua mund të jetë një kohë e mirë për të pasur një sfidë të re” – ka deklaruar mesfushori francez.

Paul Pogba u rikthye te Manchester United nga Juventusi në verën e vitit 2016. Gjatë kësaj kohe 26 vjeçari ka zhvilluar 135 ndeshje me “Djajtë e Kuq”, duke shënuar 31 gola./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë