Loading…

Tronditet merkato: Guardiola firmos për Juventusin me 4 qershor, e propozoi Ronaldo

  • 24/05/2019 | 08:29

Tronditet merkato: Guardiola firmos për Juventusin me 4 qershor, e propozoi Ronaldo

Ditët e para të qershorit pritet të jenë një “tërmet” në tregun e lojtarëve por edhe në pankinat e shumë klubeve. Kemi të bëjmë me një lëvizje të paralajmëruar në Torinoi, kiu pas largimit të Masimiliano Alegrit klubi i Juventusit ka planifikuar të sjellë në krye të “Zonjës së Vjetër” një teknik të njohur e ndoshta trajnerin më të mirë në botë. Bëhet fjalë për teknikun katalanas Pep Guardiola, i cili në shumë media italiane dhe jo vetëm shihet si pasues i Alegrit. “Juventusi dhe Guardiola kanë arritur marrëveshjen për katër vitet e ardhshme”.


Një lajm që vjen si “bombë atomike” në fillim të kësaj merkatoje vere nga agjencia “AGI” paraditen e kësaj të enjteje dhe që bën të ëndërrojnë tifozët e Juventusit për të parë Kristiano Ronaldon dhe Pep Guardiolën të punojnë së bashku.

“Një pagë prej 24 milionë eurosh në sezon për trajnerin spanjoll, ndërsa zyrtarizimi pritet të ndodhë më 4 qershor, ndërsa prezantimi më 14 qershor. Nga Torino në Mançester, në fakt kanë nxituar për ta përgënjeshtruar lajmin se palën janë takuar në Milano. Në fakt, Guardiola ndodhet në Abu Dhabi, ndërsa në Milano nuk është ndalur qoftë për disa orë.

Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që në vendin aziatik të takohet me pronarët e Mançester Siti për të diskutuar zgjatjen e bashkëpunimit, ose për një lamtumirë të mundshme dy vite para mbylljes së kontratës aktuale. Jemi ende në fazën e supozimeve, por është e vërtetë që edhe “bookmakers”-at favorizojnë transferimin e Guardiolës në Serinë A në të njëjtat kuota me Sarrin, më pas ndjekin, Murinjo, Poçetino, Inzagi edhe Konte.

Reagimi i Manchester Cityt

E ndërsa lajmi për marrëveshjen e Guardiolës me Juventusin ka marrë dhenë, një anëtar i bordit të Mançester Sitit ka dhënë një qëndrim të ndryshëm. Alberto Galasi, i ka quajtur plotësisht të pavërteta raportimet për kalimin e teknikut katalanas të Sitit në Torino.

“Si një anëtar bordi i Sitit, isha i befasuar të lexoja këto të pavërteta. Ai është trajneri jonë, dëshiron të rrijë me ne. Nuk e kupton as ai se si fjalët e tij s’po dëgjohen. Gjithçka është e pavërtetë”, ka thënë ai për “Sky Sports Italia”.

Më pas vijoi: “Gjëja e parë që një klub serioz bën në këso raste është të kontaktojë klubin tjetër. Është e pamendueshme që Siti nuk është në dijeni për prezantimin e tij në kaq pak ditë. Raportimi është i pabazë. Nuk e kuptojmë përse një klub duhet të intervenojë për të satën herë për të thënë që Guardiola nuk e do largimin nga Mançester Siti. Kjo pyetje nuk ekziston”.

Në fund ai ka thënë se i vjen keq për tifozët e Juves, “por duhet të gjejnë një trajner tjetër”. Duket qartë se palët kanë qëndrime të ndryshme, por është fakt evident se ditë pas dite shumica e mediave serioze po e lidhin Guardiolën me Juventusin dhe duket se nxitës për një lëvizje të tillë është bërë portugezi Kristiano Ronaldo.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë