Loading…

Tronditet publiku shqiptar: 17 vjeçari tregon sesi plotësonte dëshirat seksuale të burrave

  • 22/01/2017 | 16:56

Tronditet publiku shqiptar: 17 vjeçari tregon sesi plotësonte dëshirat seksuale të burrave

Në rubrikën e re të emisionit të së dielës në Klan ishte i ftuar dhe djali me emrin Serxho nga Elbasani.


Tashmë  17 vjeç, ai tregoi sesi historia e tij nisi në familjen ku dhuna ishte e përditshme dhe vazhdoi më pas në një rrëfim akoma dhe më tronditës, kur ai u abuzua seksualisht dhe u trafikua për 5 vite.

“Kam lindur në një familje ku dhuna ishte e përditshme. Mamaja ime dhunohej vazhdimisht nga njerku, por jetonte me të vetëm për arsye ekonomike. Në moshën 12 unë u largova nga shtëpia dhe flija në parqe dhe shtëpi të braktisura. Takova një burrë i cili fillimisht më mori në shtëpi, më strehoi dhe më ushqente. Por, pas disa kohësh më kërkoi të kryenim marrëdhënie seksuale“.

“Pas kësaj, më kërcënonte të mos i thoja njeriu teksa më gjente edhe burra të tjerë për të kryer marrëdhënie në këmbim të 5000 lekëve. Ai ishte njeri me pushtet dhe unë i trembesha se kishte lidhje me banda kriminale. Pas disa kohësh, unë mora një sëmundje dhe për këtë arsye më dërgoi tek një shoku i tij. Ky i fundit më mësoi mua dhe dhe 4 djemve të tjerë të vidhnim në këmbim të shërimit. Nisa të ndjehesha keq dhe u paraqita në spital ku më thanë që sëmundja ime kërkonte shumë para për t’u kuruar. Arrita të shpëtoja prej tij vetëm falë një organizate. Aty u shërova dhe shkëputa lidhjet. Do doja shumë të nisja shkollën, por nuk kam mundësi financiare”, përfundoi rrëfimin e tij të dhimbshëm djali nga Elbasani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë