Loading…

‘Tronditet’ Real Madrid, Ramos afër transferimit te PSG

  • 13/11/2020 | 13:59

‘Tronditet’ Real Madrid, Ramos afër transferimit te PSG

Media spanjolle “Chiringuito” nisi dje një “bombë” të vërtetë dhe pretendon se Sergio Ramos do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit.

Kontrata e Ramos me Real Madrid skadon verën e ardhshme dhe të dy klubet nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin.

Real i ofroi atij një zgjatje të kontratës për një vit, dmth deri në 2022, dhe një lëvizje e tillë zhgënjeu Sergio Ramos, i cili është i gatshëm të largohet nga klubi “mbretëror”.

Gazetari i njohur Jose Alvarez pretendon se Ramos ka një “ofertë të parefuzueshme” nga PSG në tryezë dhe se ai do të vazhdojë karrierën e tij në Paris.

Presidenti i “shenjtorëve”, Nasser Al Kelaifi, është i gatshëm të plotësojë të gjitha kërkesat e spanjollit dhe ta sjellë atë në “Parc des Princes” në verë si agjent i lirë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë