Loading…

Tronditet Real Madridi: Zidane afër largimit, shkak dështimi i transferimit të këtij lojtari

  • 14/08/2019 | 16:05

Tronditet Real Madridi: Zidane afër largimit, shkak dështimi i transferimit të këtij lojtari

Një lajm i befasishëm ka ardhur sot nga Real Madridi, me Zinedine Zidane që po raportohet se po shqyrton mundësinë e largimit, transmeton Gazeta Metro.


Zinedine Zidane po mendon largimin nga Real Madridi, ende pa filluar sezonin i ri në La Liga. Shkak i kësaj thuhet të jetë dështimi i transferimit të Paul Pogbas.

Gazetari spanjoll i sportit, Diego Torres ka thënë për ‘The Independent’ se Zidane po e mendon dorëheqjen nga ‘Los Blancos’ për herë të dytë, pasi transferimi i Pogbas tanimë nuk duket i mundur.

Gjithashtu, Real Madridi ka dështuar deri më tani të shesë disa nga lojtarët që nuk janë të dëshiruar në ‘Santiago Bernabeu’, si rasti i Gareth Bale.

Kësisoj, dështimi për ta sjellë Pogban në skuadër e ka lënë të zhgënjyer Zidanen, i cili beson se nuk i janë ofruar kushtet e nevojshme për të pasur sukses me Real Madridin sezonin e ri. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë