Republikani Glen Youngkin është zgjedhur si guvernatori i ardhshëm i Virgjinias në një rezultat tronditës për Demokratët në pushtet.
Ai ishte 2.1 pikë përpara ndaj kandidatit demokrat Terry McAuliffe, kur u numëruan 99 për qind të votave.
Z. MacAuliffe, që kishte qenë guvernator prej 2014 e deri më 2018, pa që epërsia në sondazhe u zhduk në javët e fundit, raporton BBC, përkthen Periskopi.
Këto votime janë parë gjerësisht si referendum për presidencën e Joe Biden, dhe humbja ka dekurajuar shumë partinë e tij.
Biden kishte fituar me 10 pikë në Virgjinia në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën rrafsh një vit më parë.
Në fjalimin e tij para fansave, z. Youngking premtoi se do ta niste punën menjëherë për ta transformuar shtetin. /Periskopi