Loading…

Trump apo Putin: Në garë për Nobel, cili nga liderët parashihet si favorit për çmimin prestigjioz

  • 24/09/2020 | 19:01

Trump apo Putin: Në garë për Nobel, cili nga liderët parashihet si favorit për çmimin prestigjioz

Presidenti amerikan Donald Trump para pak ditëve u njoftua se po nominohej për çmimin Nobel të Paqes. Marrëveshjet që ai arriti së fundmi mes Izraelit dhe Emiratëve të Bashkuara u përmenden si nga arsyet kryesore për nominim, i cili u bë nga deputeti norvegjez Christian Tibring-Gjede. Ndërsa sot u bë publik edhe nominimi i Presidentit rus Vladimir Putin pikërisht për këtë çmim, shkruan Gazeta Metro.


Kremlini mohoi se kishte nominuar Putin për Nobel, ata thanë se ishte një shkrimtar rus Sergey Komkov që nominoi atë, duke thënë se është mirë nëse Presidenti rus e fiton këtë çmim, por nëse jo atëherë nuk paraqet ndonjë problem.

Zëdhënësi presidencial Dmitry Peskov u tha gazetarëve se Putini nuk u emërua nga Kremlini, transmeton Gazeta Metro.

“Ju të gjithë e dini se njerëz krejtësisht të ndryshëm janë nominuar për këtë çmim, kjo është një iniciativë e atyre që paraqesin nominimin,” tha ai.

Në vitin 2013, Putini u emërua për çmimin nga anëtari i parlamentit Iosif Kobzon – i cili ishte i njohur si ” Frank Sinatra” – dhe Akademia Ndërkombëtare e Unitetit Shpirtëror dhe Bashkëpunimit të Popujve për “pjesëmarrjen në zgjidhjen e konfliktit Sirian dhe përpjekjen për të ndaluar Pushtimin ushtarak të SHBA në Siri.

Çmimi prestigjioz si duket synohet nga të gjithë, derisa mundësitë e gjasat për aludim se kush mund ta fitojë çdoherë dallojnë e nuk dalin të jenë korrekte.

Por favoriti për këtë çmim nuk del të jetë as Trump e as Putin. Kësaj here Çmimin Nobel pritet të fitoj OBSH’ja bashkë me kryeministren e Zelandës së re, Jacinda Ardern, por edhe aktivistja e klimës Greta Thunberg del të jetë mjaft e pëlqyer, transmeton Gazeta Metro.

Të nominohesh nuk është diçka prestigjioze, pasi ata që propozojnë apo nominojnë emrat mund të hedhin emrin e kujtdo në këtë garë.

Madje kujtojmë se dikur edhe nazisti Adolf Hitler dhe diktatori sovjetik Joseph Stalin ishin nominuar pikërisht për këtë çmim.

Përveç çmimit, fituesi do marrë edhe një shumë të madhe parash nga 110 mijë dollar sa ishte vitin e kaluar në 1,1 milion këtë vit .

Se kush do fitoj këtë çmim prestigjioz mbetet të shihet në vitin 2021, në Oslo të Norvegjisë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë