Presidenti amerikan Donald Trump caktoi William “Bill” Pulten si ushtrues detyre të Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, duke ia besuar përkohësisht drejtimin e strukturës që koordinon aktivitetin e agjencive amerikane të inteligjencës, transmeton Gazeta Metro.
Njoftimi u bë nga vetë Trump në platformën Truth Social. Pulte do ta mbajë këtë detyrë paralelisht me pozitën e tij në Agjencinë Federale për Financimin e Strehimit, si dhe me përgjegjësitë në institucionet hipotekare Fannie Mae dhe Freddie Mac.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë vlerësoi përvojën e tij në menaxhimin e sektorit financiar dhe mbikëqyrjen e fondeve me vlerë shumë të lartë.
Ndryshim ky që vjen pas vendimit të Tulsi Gabbard për t’u larguar nga posti në fund të qershorit. Ajo kishte bërë të ditur se arsyeja e tërheqjes lidhej me gjendjen shëndetësore të bashkëshortit të saj./gazetametro.net