Loading…

Trump çartë Teheranit: Irani ka shkelur armëpushimin, SHBA nuk e zgjatë marrëveshjen

  • 21/04/2026 | 13:53

Trump çartë Teheranit: Irani ka shkelur armëpushimin, SHBA nuk e zgjatë marrëveshjen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të martën se Irani e ka shkelur armëpushimin “shumë herë”, në një kohë kur po vazhdojnë përpjekjet për organizimin e një raundi të dytë bisedimesh mes Washingtonit dhe Teheranit, transmeton Gazeta Metro.


“Irani e ka shkelur armëpushimin shumë herë!”, shkroi Trump në llogarinë e tij në Truth Social.

Komentet e tij vijnë ndërsa armëpushimi dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit, i ndërmjetësuar nga Pakistani më 8 prill, pritet të skadojë të mërkurën.

Pakistani kishte pritur bisedimet fillestare mes dy palëve më 11-12 prill, në atë që konsiderohet angazhimi i parë i drejtpërdrejtë që nga viti 1979. Megjithatë, negociatat përfunduan pa ndonjë përparim konkret.

Përgatitjet për një raund të ri bisedimesh në Islamabad janë duke vazhduar, ndonëse mbetet pasiguri rreth rezultatit të tyre.

Trump shtoi gjithashtu se është “shumë e pamundur” që Shtetet e Bashkuara ta zgjasin armëpushimin. Ai theksoi se bllokada detare do të vazhdojë të mbetet në fuqi derisa të arrihet një marrëveshje përfundimtare për përfundimin e luftës, e cila ka nisur më 28 shkurt./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë