Loading…

Trump dhe avokatët e tij nuk do marrin pjesë në seancën dëgjimore: E quajnë hetim të padrejtë e partizan

  • 03/12/2019 | 09:11

Trump dhe avokatët e tij nuk do marrin pjesë në seancën dëgjimore: E quajnë hetim të padrejtë e partizan

Presidenti amerikan Donald Trump dhe avokatët e tij nuk do të marrin pjesë në seancën dëgjimore të gjyqit, për shkak se mungon ”drejtësia themelore”, sipas Shtëpisë së Bardhë, transmeton Gazeta Metro.


Duke refuzuar thirrjen për t’u përballur me hetimin e kongresit të udhëhequr nga Demokratët, këshilltari presidencial Pat Cipollone vuri në dyshim ”hetimin e pabazë dhe shumë partizan”.

Në një letër drejtuar Jerrold Nadler, kryetarit të Komitetit të Gjyqësorit të Shtëpisë, Cipollone e akuzoni atë për caktimin e seancës kur e dinte se Trump do të marrë pjesë në një samit të NATO’s në Londër.

Cipollone shkroi: ”Siç e dini, ky hetim i pabazë dhe shumë partizan shkel të gjitha precedentet e kaluara historike, të drejtat themelore të procesit të rregullt dhe drejtësinë themelore.”

Ai shtoi: ”Nuk mund të pritet që ne të marrim pjesë në një seancë ndërsa dëshmitarët ende nuk do të emërohen dhe ndërsa mbetet e paqartë nëse Komisioni Gjyqësor do t’i sigurojë presidentin një procës të drejtë, përmes seancave dëgjimore shtesë.”

Cipollone gjithashtu theksoi ”mungesën e plotë të procesit të duhur dhe drejtësisë themelore që iu dha presidenti gjatë gjithë këtij hetimi.” Hetuesit e Kongresit kanë shikuar nëse Trump abuzoi fuqinë e tij, duke bërë presion ndaj Ukrainës për të filluar hetimet ndaj ish nënkryetarit demokrat Joe Bide, dhe një teori të diskredituar të komplotit që ishte Ukraina ajo që ndërhyri, jo Rusia në zgjedhjet e vitit 2016.

Seancat e planifikuara paraqesin një hap të mëtejshëm drejt ngritjes së akuzave të mundshme./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë