Presidenti Amerikan Donald Trump shpjegoi se është i gatshëm për zgjidhjen edhe ushtarake e cila do të ishte definitive por preferon zgjidhjen e diplomatike me teokracinë në Teheran. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është i bindur se regjimi islamist terrrorist është në energjitë e fundit por pajtohet që çështjen ta udhëheqë aleati amerikan, transmeton Gazeta Metro.
“Tani më duhet të përcaktohem, nëse do të nënshkruajmë ujdi apo do ta bëjmë ndryshe? Ajo ndryshe nuk është edhe aq e këndshme. Kjo e fundit do të jetë arrijte përfundimtare. Do të merrte gjithçka fund. S’do të kishte më kopalla. Asnjë llaf e asnjë vonesë. Unë dëshiroj të ishte kjo më e këndshmja, për nga aspekti humanitar” i tha Trump gazetës amerikane The New York Post.
President Trump on Iran:
Now I have to make a determination. Do we sign a deal, or do we do it the other way? And the other way is not nice.The other way will achieve certainty. It would be over. There wouldn’t be any bullshit. There wouldn’t be any talking. There… pic.twitter.com/WnUY6tkLAz
— Visioner (@visionergeo) June 3, 2026
Në media kishte raporte për mospajtime dhe çarje mes presidentit amerikan dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se si të vazhdohet tutje me Iranin pasi ky i fundit insistonte të sulmonte në Liban për të eliminuar vasalët terrorist të Iranit, Hezbollah që kanë vazhduar sulmet me drone e raketa ndaj civilëve në veri të Izraelit.
Netanyahu i tha medias amerikane CNBC se si SHBA ashtu edhe Izraelit do të vazhdojnë aksionet ushtarake kundër Iranit poqëse eskalimi është i nevojshëm por se është e kuptueshme që ka një “lojë taktike këtu për t’u luajtur”. Ai shtoi se “Irani janë të bindur se Trump është i gatshëm për kthim në fushatë luftarake në shkallë të gjerë – është vendim i presidentit. Izraeli është i gatshëm, forcat amerikane janë të gatshme”.
Irani ka zvarritur pajtimin me marrëveshjen e propozuar tashmë disa herë dhe të mërkurën sulmoi aeroportin e Kuvajtit mes tjerave ku u vra një persona dhe u plagosën të tjerë./gazetametro.net