Loading…

Trump direkt Iranit: Do të negociojë ose do të përballet me pasoja që s’i ka parë kurrë

  • 21/04/2026 | 08:49

Trump direkt Iranit: Do të negociojë ose do të përballet me pasoja që s’i ka parë kurrë

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Irani duhet të pranojë negociatat me Shtetet e Bashkuara, përndryshe do të përballet me pasoja të rënda, transmeton Gazeta Metro.


Në një intervistë radiofonike, ai theksoi se presioni ndaj Teheranit do të rritet nëse nuk ka gatishmëri për dialog.

Trump paralajmëroi se në rast refuzimi, Irani mund të përballet me situata “që nuk i ka parë kurrë më parë”, duke lënë të kuptohet për masa të forta politike ose ekonomike.

“Ata do të negociojnë dhe nëse nuk e bëjnë këtë, do të shohin probleme që nuk i kanë parë kurrë më parë”, tha ai në një intervistë radiofonike për John Fredericks, duke shtuar se lufta me Iranin është “shumë afër përfundimit”, derisa nuk e mohon se ekziston hapësirë për një zgjidhje diplomatike.

Trump theksoi se çdo marrëveshje e ardhshme do të ketë si objektiv kryesor parandalimin e pajisjes së Iranit me armë bërthamore. Sipas tij, SHBA nuk do të lejojë asnjë rrugë që do t’i mundësonte Teheranit zhvillimin e kapaciteteve të tilla./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë