Presidenti i posazgjedhur amerikan Donald Trump përsëri e kritioi ashpër Kinën, vetëm dy ditë pasiqë me komunikimin direkt me kryeministren e Tajvanit, shkaktoi reagimin e Pekinit zyrtar.
Trump në dy twite të cilat i publikoi natën vonë sipas kohës lokale, e akuzoi Kinën se me qëllim po e devalvon valutën e vet, si dhe për “pozim ushtarak” në Detin e Kinës jugore, transmeton gazetametro.net.
“A na ka pyetur Kina se a është në rregull që të devalvojë valutën e vet (me çka i vështërsohet kompanive tona të konkurojnë), ose të imponojnë tatimet e larta të prodhimeve tona, (gjersa SHBA-të nuk i tatimojnë), ose të ndërtojnë kompleks të madh ushtarak në mes të Detit të Kinës jugore? Mendoj se jo”, ka shkruar Trump në Twitter.
Ende nuk është e qartë se sa e ka zemëruar Kinën Trump me këto deklarata, pasiqë ende nuk ka ndonjë reagim nga atje. /gazetametro.net